Balla: Nuk ka pushtet në tavolinë! PD dhe LSI nuk do i pengojnë zgjedhjet

2019-05-28 0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk sheh asnjë mundësi që zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të shtyhen. i pyetur në lidhje me tryezën e dialogut që aleatët e PD-së po tentojnë përmes presidentit Ilir Meta për të ulur në diskutim të gjitha partitë politike, Balla tha se nuk do të etë asnjë shans për të marrë pushtetin në tavolinë. "Në kurriz të kushtetutës, nuk do të ketë asnjë negociatë", - tha Balla.

"Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor. Ritheksoj që nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë pengojë zgjedhjet. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë, e ka shumë gabim. Afatet janë shumë të qarta. Nuk ka negociata me askënd për kurriz të kushtetutës. Jemi në fazën që PD dhe LSI duan që të t'i heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar. Nuk ka për të ndodhur. Në zgjedhje partitë konkurrojnë për të marrë besimin e popullit, ne do të konkurrojmë për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve", tha kreu i grupit të PS-së Taulant Balla duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, pasi sot Partia Socialisti firmosi marrëveshjen parazgjedhore për koalicion me 23 parti për në zgjedhjet e 30 qershorit, të quajtur "ASE", Aleanca për Shqipërinë Evropiane.