Konsulencë ndërkombëtare për kontratën e TIA, Balluku: Vendimi lidhet me problematikën e saj

2019-05-28 0

Pak ditë nga miratimi i vendimit nga Këshilli Ministrave për autorizimin e Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare për të analizuar marrëveshjen me kompaninë kineze përgjegjëse për sigurinë në aeroportin e Rinasit ka reaguar dhe Ministrja e Infrastrukurës dhe Enegjisë , Belinda Balluku,

Nga Morina ku ajo ndodhej këtë të shtunë Balluku ka sqaruar ky vendim nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim por ka objektiv skanimin e promblematikave të kësaj kontrate.

"Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncensionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t?a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje.

Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t?u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje, kështu që ata meritojnë të gjithë fokusin e qeverisë shqiptare?, u shpreh Balluku.

Vendimi i datës 19 prill erdhi 10 ditë pas super grabitjes në Rinas, kur banda e drejtuar nga Admir Murataj që u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë arriti që të merrte 5.7 milionë euro në pistën e avionit që është pjesë e kompetencave të kompanisë kineze të kontraktuar TIA.

Free Traffic Exchange