Cili është roli i Metës në zgjidhjen e krizës politike, ja si përgjigjet Bardhi

2019-05-28 1

Bardhi e ka cilësuar rolin e presidentit Meta në zgjidhjen e krizës politike, si të domosdoshëm. Në studion e Report Tv, numri dy i PD, tha se në një kohë kur institucionet drejtësisë kanë rënë, presidenti është i vetëm institucion demokratik që funksionon.

"Ka përgjegjësi për funksionimin e institucioneve të shtetit shqiptar. Kur rrezikohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, presidenti ka një rol për të luajtur. Shqipëria është pa prokuror, pa gjykatë të lartë, pa organet e rëndësishme të drejtësisë, pa kryetar të Kontrollit të Lartë të shtetit. Në këtë drejtim, roli i presidentit është gjithnjë e më i rëndësishëm. Vetëm presidenca është funksionale, institucionet e tjera të demokracisë kanë rënë. Roli i Metës është i domosdoshëm", tha Bardhi.

Free Traffic Exchange