Bardhi në '5 pyetje nga Babaramo': Çdo drejtues i lartë t'i nënshtrohet testit të drogës

2019-05-28 0

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se çdo drejtues i lartë i shtetit duhet që të kryejë testin e drogës. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Bardhi është shprehur se Shqipëria duhet të ndjekë modelin e vendeve të huaja, që çdo zyrtar para se të marrë poste të larta drejtuese duhet që t'i nënshtrohet testit të drogës. Sipas tij, një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi një njeri nën efektet e lëndëve narkotike, jo vetëm që kryen një vepër penale, por mund të marrë vendime me pasoja të rënda për shtetin.

"Nevojën për të kryer testin e drogës për drejtues më të lartë të shtetit. Ka disa vende jashtë shtetit e bëjnë këtë gjë. Sepse një zyrtar publik nën efektin e lëndëve narkotike mund t'i sjellin vendit pasoja të tmerrshme. Çdo zyrtar publik do duhet të kalojë disa teste, për integritetin e figurës së tij, apo për përfshirjen me ngjarje kriminale. Sepse ai kur e blen drogën, po kryen një vepër penale", tha Bardhi.

Bardhi është ndalur të komentojë mbledhjen e Bashës me aleatët, sipas së cilit ka qenë një mbledhje e planifikuar më herët. Ai theksoi se PD nuk ka divergjenca lidhur me platformën e aleatëve për krizën politike, platformë e cila do i prezantohen nesër presidentit Meta.