Pjesa e dyte dt 29 prill Pa Gjurme- Martohet me kunaten pasi i vdes gruaja dhe vajza, sot kerkon djalin qe s'mundi te rriste Nëna ndërroi jetë pasi u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme. Edhe vajza bashkë më të. Humbi jetën pasi u sëmur nga fruthi. Nënë e bijë u varrosën në të njëjtën ditë. Kjo është historia e trishtë e familjes Spaho nga Shkodra. Cifti Setarr dhe Sadete kishin tre fëmijë deri në momentin që nëna u sëmur. Me sëmundjen e saj në familje pllakosi dhembja. Ziniu, djali i fundit i ciftit ishte foshnje kur nëna e tij ndërroi jetë. Po në të njëjtën ditë ndërroi jetë dhe motra Sare, pasi u sëmur nga fruthi në vitin 1955. Zia pllakosi familjen. Me të përcjellë në banesën e fundit bashkeshorten dhe vajzën, Setarri vendos që djalin e vogël Zinuan ta dërgojë në Befotrofin e Tiranës pak ditë pas humbjes së të dashurve të tyre. 4-ditë më pas Setarrit i vjen nje telegram në Shkodër nga Befotrofi i Tiranës, ku thuhej se djali i kishte ndërruar jetë.Setarri u martua përsëri me motrën e bashkëshortes, për të rritur të vetmin djalë të mbetur Dritonin. Ata sollën në jetë edhe katër fëmijë të tjerë 2 djem e 2 vajza. Baba Setarri ndërroi jetë në vitin 2009, por sot kjo histroi vjen e rrëfyer nga?.Është në kërkim të Ziniut, ata kërkojnë të dijnë fatin e djalit, për të cilin nuk besojnë se ndërroi jetë, pasi ata nuk e panë kurrë me sytë e tyre?Peng për të cilin vuajti edhe vetë Setarri, babai i tij?