Pa Gjurme- Humbet shoku i ngushtë i Alket Rizait, misteri i luleve në varrin e nënës së tij

2019-05-28 8

Pjesa e pare dt 29 prill Pa Gjurme- Humbet shoku i ngushte i Alket Rizait, misteri i luleve ne varrin e nenes se tij Delfin Musa i emigroi që herët drejt tokës helene, bashkë me vëllanë e tij Qazimin. Pasi u kapën herën e parë nga policia greke, Delfini vendos që të provojë përsëri emigracionin, në vitet 93-94 kur më në fund mbërriti në Selanik. Pas kësaj, 4 vite nuk kontaktoi më me familjen, ndërsa më1998 një letër vjen nga Norvegjia,në adresë të vëllait Qazimit, në të cilën shkruhej:

?Jam Delfini,jam shëndoshë e mirë?, në fund të letrës edhe një numër telefoni. Kur dukej një dritë jeshile për familjarët lidhur me vendodhjen e mundshme të Delfinit, numri i telefonit rezultoi i pasaktë.

Pas kësaj informacione kontradiktore dhe ndodhi të çuditshme në andresë të Delfinit, në Greqi kryesisht, pretendohet se është parë në Kretë, Selanik, Athinë?

Zhdukja e Delfinit vjen si oshëtimë nga deti. Një mister që ai ka lënë pas,që prej marsit te vitit 1994. Ku ndodhet sot Delfin Musai? A është ai personi që është shfaqur në familje sa herë ka patur diçka të rëndësishme ?

Nipi i tij Edisoni krijoi nje miqësi virtuale me një vajzë, e cila pretendonte se e njihte Delfinin dhe se ky i fundit ndodhej në burg. Edisoni nuk arriti të mësojë asgjë.

Edhe kur dikush po përsërinë facebook i kishte dërguar foto të një personi qën gjasonte shumë më xhaxhain e tij, përsëri nukarriti të mësonte asgjë mës humë, përveç dyshimeve se Delfini munde dhe t ë ketë ndryshuar identitet.

Edhe në vitin 2015,nuk u mësua asgjë më shumë, kur në shtëpi trokiti një person i panjohur, i cili u largua me shpejtësi sapo dera u hap,ndërsa hipi me nxitim brendan jë makinë të zezë. E njëjta makinë,qën daloi Edisonin pas afro 4 muaj, pasi nëna e Delfinit Ruzhdia, pati ndërruarjetë. Delfini u shfaq nërrështat e njëmesazhi.Nga brenda makinës Edisoni dëgjoi ofshamën e një njeriu,i cili ulur nga pas i tha:

??Të rroni vetë dhe keni të fala nga Delfini??