#rtvora
Zgjedhjet vendore nuk mund të shtyhen. Përgjigja e prerë ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, menjëherë pas shpalljes së platformës për marrëveshje kushtetuese të 5 aleatëve të Lulzim Bashës.
Balla: Data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetua. Data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë. Kush tenton të pengojë zgjedhësit të marrin pjesë në proces zgjedhor, kodi penal është i ashpër.
Balla nuk ka mohuar mundësinë e dialogut, por jo për të prekur Kushtetutën dhe reformën në drejtësi.
Balla: Nga PS gjithmonë ka pasur dëshirë për dialog, por në asnjë rast nuk do të ketë dialog për të vënë shkelmin mbi reformën në drejtësi. Kushte të cilat tentojnë të ndërpresin mandate legjitime të Kuvendit apo qeverisë, sigurisht as që nuk merren në konsideratë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-i-pergjigjet-pd-zgjedhjet-vendore-nuk-shtyhen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz