Të burgosurit pa dokumente janë të padukshëm për shtetin. 300 vetë edhe pse kanë vuajtur dënime me burg, asnjëri nuk ka pasur dokumente identifikimi. Zyra e Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin se nuk ndërmerret asnjë hap konkret për regjistrimin e këtyre individëve dhe pajisjen e tyre me dokumente.