Supë me kungull, bizele dhe kos
Përbërësit:
300 gr kunguj
1 kokërr qepë
300 gr bizele
1 l lëng perimesh
500 gr salcë kosi
Nenexhik
2 lgj lëng limoni
Kripë dhe piper i zi
Pak kungull për dekor
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vaj dhe kaurdisim në të qepën me kungullin për 5 minuta. Më pas shtojmë kripë dhe bizelet dhe i përziejmë. Shtojmë edhe lëng perimesh të nxehtë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.
Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të bjerë pak temperature e lartë. Shtojmë gjithashtu salcë kosi dhe nenexhik. E kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në pure, rregullojmë shijen me kripë, piper e lëng limoni.
E shërbejmë supën duke vendosur në qendër disa kubikë me kunguj të njomë të spërkatur me vaj ulliri dhe nenexhik.