Report Tv - 'Krishti u ngjall'! Udhëheqësit politik urojnë ortodoksët për Pashkët

2019-05-28 0

Politikanët, të majtë dhe të djathtë kanë uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në Tiranë ku u prit nga Kryepeshkopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe klerikë të tjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Presidenti Meta uroi drejtuesit e lartë dhe të gjithë besimtarët, ndërsa i dërgoi një mesazh indirekt edhe politikës për më shumë reflektim dhe bashkëpunim. ?Kjo është një ditë e jashtëzakonshme kundër dëshpërimit dhe fatalitetit, si dhe e shpresës dhe e entuziazmit për një të ardhme më të mirë.

Është një ditë e triumfit të jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen, të shpresës mbi frikën dhe mbi pasigurinë. Është një ditë, që na bashkon të gjithëve e që na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim dhe harmoni, për të mirën e përbashkët? ? u shpreh Presidenti Meta.
Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Kreu i qeverisë e shoqëron urimin me pamjet nga Kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës. Kisha e Marmiroit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës. Kisha është ndërtuar gjatë periudhës bizantine diku rreth shekullit të XII. Në vitin 1971 kur Instituti i Monumenteve të kulturës e mori nën kujdesin e tij këtë objekt ai ndodhej në gjendje pothuajse të rrënuar. Kisha është e tipit kryq i lire me kupolë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. "Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë ?Krishti u ngjall!? ?Vërtet u ngjall!?, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë" shkruan Basha.