Report TV - Veliaj: Në mandatin e dytë parku i Kasharit, 'mushkëria' tjetër e kryeqytetit

2019-05-28 0

Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar për shumë vite thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, është shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja buzë liqenit iu bashkuan edhe punonjësit e Operatorit Shtetëror të Energjisë Eelektrike (OSHEE), të cilët kontribuuan në shtimit e gjelbërimit në një zonë që po shfrytëzohet jo vetëm si mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, por edhe nga turistët për aktivitete sportive.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi OSHEE-në për përgjegjësinë sociale që tregon duke kontribuar me mbjelljen e 60 pemëve. Ai nënvizoi se OSHEE-ja është tregues se në jo pak raste, falë mirëmenaxhimit, edhe kompanitë shtetërore mund të performojnë më mirë se ato private. ?Është një provë konkrete se kompanitë shtetërore mund të menaxhojnë më mirë edhe se kompanitë private. E kemi parë këtë me kompaninë e pastrimit të Tiranës, me OSHEE-në, dhe besoj fort, si i majtë, si socialist, që po, është e mundur që kompanitë shtetërore, përveç bilancit ekonomik, të kenë edhe një bilanc social. Aksioni i sotëm futet tek tabela e bilancit social. Pra, jo vetëm një kompani që shërben mirë, që mbyll borxhet, jo vetëm që del me fitim dhe është likuide, po një kompani që sheh dhe ka sy, veshë e zemër për nevojat e komunitetit?, tha ai.

Free Traffic Exchange