#rtvora
Gati 95% e fëmijëvë në Shqipëri janë të mbuluar nga vaksnimet. Në kuadër të 10-vjetorit të javës europiane të vaksinimit, specialistët e shëndetit tregojnë edhe rëndësinë e vaksinimit.
Nelaj: Këtë javë promovojmë heronjtë e vaksinimit. Promovojmë vaksinatorët në qendrat shëndetësore dhe ata në terren, që njoftojnë prindërit dhe prindërit në vaksinojnënë kohë fëmijët e tyre. Është e rëndësishme që të respektojmë kalendarin e vaksinimit në kohën e bërjes së vaksinave.
Megjithatë ka ende disa hezitime për vaksinimet, sidomos kur vjen fjala te fruthi, për të cilin është aluduar shpesh se ndikon në shfaqjen e autizmit. Specialistja Erida Nelaj sqaron se nuk ka asnjë lidhje të kësaj vaksnine me autizmin.
Nelaj: Janë bërë shumë studime dhe nuk ka asnjë gjë të ngjashme, por besoj se prindërit janë ndërgjegjësuar dhe shumë pak janë ata ë nuk i vaksinojnë.
Specialistja shpjegon dhe rëndësinë e vaksnimit në kohë.
Nelaj: Të mos shtynë vaksinimin. Ka një arsye pse vendoset vaksina e fruthit që në moshën 12 muajsh, sepse fëmijët nuk kanë më mbrojtjen të marrë nga nëna, e nëse lihet më vonë vaksinimi, thjeshtë e lë fëmijën e pambrojtur.
Vitin e kaluar ka pasur mbi 12 vaksinime të vonuara në kohë. Nga raportimet e ISHP gjatë vitit 2018 janë kryer në total mbi 113 mijë vaksinime, ndërsa është raportuar për 65 të prekur me fruth.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mos-shtyni-vaksinat-fruthi-nuk-ka-lidhje-me-autizmin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz