Menëjherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Luarëz në Velipojë ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër FNSH dhe Policia e Shkodrës kanë rrethuar zonën duke kryer kontrolle nëpër banesa.
Pas kontrolleve të kryera, bazuar edhe në dëshmi të banorëve të zonës, në një shtëpi të pabanuar në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale G.S., janë sekuestruar sekuestruar një armë ushtarake të rëndë granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.
Policia shpalli në kërkim pronarin e banesës, ndërkohë që mësohet se grupi hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t'i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.