Asnje femije nen 18 vjeç i pa shoqeruar ne bare

2019-05-28 6

"Ligji për ndalimin e tregtimit të alkoolit do të ketë sanksione të rënda te të gjitha lokalet që do të lejojnë të hyjnë në derën e tyre vajza dhe djem nën 18 vjeç edhe gjatë orëve të mësimit", deklaroi Kryeministri Edi Rama, më 30 Tetor të vitit të shkuar.

"Ky propozim i Kryeministrit Rama është implementuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në draft ligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli".

Draft ligji përcakton se personat nën 18 vjeç do të lejohen në bare vetëm nëse shoqërohen nga të rritur. Për baret që do ta shkelin ligjin do të ketë sanksione deri në heqjen e licencës.

Siç shihet nga pamjet, edhe pse ora shënon 12:00 dhe duhet të jenë në mësim, një pjesë e mirë e nxënësve të shkollës "Ismail Qemali" gjenden në kafe.

Në fakt, nëse do të zbatohej rregullorja e çdo shkolle, asnjë nxënës nuk duhet të kalojë jashtë rrethimit të shkollës, derisa të përfundojë procesi mësimor, por mesa duket për gjimnazistët ky rregull nuk ekziston.

Tv Klan