#rtvora
Mjetet e tonazhit të rëndë kanë tashmë një korsi të dedikuar në doganën e Morinit në kufirin Shqipëri Kosovë.
Ministri kosovar i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj tha se ky investim i shërben biznesit që vepron në të dy anët e kufirit.
Me hapjen e kësaj korsie të dedikuar pritet të përshpejtohet përpunimi i mallrave në kufi duke ulur kohën e pritjes, një problem i ngritur shpesh herë nga biznesi
Pal Lekaj: Ndikon në lëvizjen e lirë dhe i mundëson një qasje më të lehtë. Projekte të tilla ndikojnë dukshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e vlerësoi si një tjetër tregues i bashkëpunimit në rritje mes dy vendeve këtë investim.
Qemal Minxhozi: Një projekt i mbajtur zvarrë nga të dy anët u arrit të bëhet brenda dhjetë ditëve. Mendoj që kjo do të shtojë fluksin e makinerive të rënda që do të vijnë nga të dy shtetet.
Deri më tani, në Pikën kufitare të Morinit, mjetet e transportit të tonazhit të rëndë qarkullonin në të njëjtën korsi me ato automjetet e tjera cka shpesh herë shkaktonte radhë dhe pritje të gjata, për biznesin dhe udhëtarët
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dogana-e-morinit-me-korsi-te-dedikuar-mjetet-e-tonazhit-te-rende
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz