http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka konfirmuar, se qeveria shqiptare po kërkon konsulencë të huaj ligjore për të verifikuar kontratën koncesionare të aeroportit Nënë Tereza. Por Balluku është treguar e kujdesshme në qëndrimin e saj teksa thotë së qëllimin nuk është prishja e saj por verifikimi në shërbimet që ofron për qytetaret dhe operatorët ekonomik. Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncesionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncesionare. Edhe pse e konsideron problematike këtë kontratë, ministria nuk ka ende asnjë vendim lidhur me ecurinë e saj. Por mesa duket gjithçka do të varet pas përfundimit të skanimit dhe rezultatet që do të dalin nga studio ligjore që do të bëjë verifikimin. Nëse rezultat do të jenë në favor të qeverisë kjo kontratë do të përfundojë në arbitrazh. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për ta sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje. Marrëdhëniet mes qeverisë dhe koncesionarit u acaruan pas grabitjes së bujshme të valutës në pistën e aeroportit. Por edhe pas kësaj ngjarje qeveria nuk ndërroi vendim për prishje të kontratës edhe pse koncesioanri nuk ka zbatuar masat për rritjen e sigurisë në aeroport.