Tatimet, jo me kontroll ne terren - Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 11

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këto pamje ku tatimoret ju vijnë në mënyrë të befasishme ose jo në biznes, nuk do ti shihni më. Qasja më e re e administratës tatimore është që nuk do të ketë më kontrolle në terren, por vetëm nga zyra. Ky është një sugjerim i fondit monetarë ndërkombëtare i cili po konkretizohet me aksionin r fundit në bare dhe restorante. 14 mijë subjekte që janë pjesë e këtij plani veprimi do të kontaktohen në mënyrë individuale nëpërmjet adresave kompjuterike ku do ti kërkohet korrigjimi i deklarimeve.Secili do të kontaktohet në mënyrë të personalizuar nëpërmjet një letre ku do ti evidentohen shkelejt që ka kryer. Më pas do ti lëmë një afat të caktuar me qëllim korrigjimin e vetdekrlarimit. Ndërsa administrata tatimore do të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme që këto subjekte të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet që ata kanë.- shprehet Iris Ago, drejtore e kontrollit në DPT. Drejtues të tatimeve në analizat që kanë kryer kanë evidentuar se baret dhe restoratet kanë një nivel të konsiderushëm evazioni, ndaj dhe kjo fushatë do të fokusohet në këtë sektor. Por cilat janë shkeljet më të shpeshta nga këto subjekte.Mosraportim i shitjeve reale, numër të ulët të punonjësve të deklaruar, si dhe nivelit te pagave, mosleshim i kuponit tatimor, detyrime te papaguara Per bizneset ky eshte nje laj m i mire por mbetet per tu pare se sa efektive do të jetë do të jetë kjo qasje e re administratës tatimore në mbledhjen e të ardhurave.