http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Morina është një nga pikat kufitare që mban peshën kryesore në fluksin e turistëve që hyjnë në vendin tonë, kryesisht nga Kosova. Dy ministrat ajo e infrastrukturës Belinda Balluku si dhe ai i brendshëm Sandër Lleshaj inspektuan këtë pikë kufitare nga ku garantuan se janë marrë masa që shërbimi të jetë i shpejtë duke shmangur pritjen e qytetarëve. Në funksion të këtyre masave pritet që në muajin qershor do të mbarojnë punimet në rrugën Kukës-Morinë, një investim i buxhetit të shtetit. ?Fokusi kryesor në zonën e Kukësit është infrastruktura. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po investon në aksin Kukës-Morinë dhe shpresojmë që shumë shpejt, brenda fundit të muajit qershor, të gjitha punimet e nisura të përfundojnë për të qenë gati dhe për sezonin dhe për ngarkesën e trafikut që kjo rrugë ka?, deklaroi Balluku. Ministrii i brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë sezonit turistik dot ë ketë një prani të shtuar të forcave policore për të shmangur çdo problematikë. ?Do të marrim masa në bashkëpunim edhe me autoritetet e Kosovës që ta kompensojmë me masa të shtuara sigurie këtë liri të lëvizjes, që po rritet përditë e më shumë. Duke qenë se jemi edhe në prag të sezonit turistik, unë gjej rastin të kërkoj nga autoritetet dhe t?i inkurajoj ato, për të shtuar masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, me qëllim që ai të rrjedhë i lirshëm por edhe i sigurt. Të shtohet ato masa që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e çështje të tjera?, tha Lleshaj. Kosovarët mbajnë peshën kryesore të turistëve që hyjnë në vendon tonë, ndaj gjatë periudhës së verës kalimi në këtë pikë kufitare ka një ngarkesë të madhe duke shkaktuar shpesh radhe kilometrike mjetesh.