RTV Ora - Financimi i partive, Brahaj: Është financim i krimit dhe korrupsionit elektoral

2019-05-28 0

#rtvora
Gazetarja Investigative e Open Data, Aranita Brahaj e ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? në RTV Ora deklaroi se nuk ka asnjë lloj problem që partitë të bëjnë fushata më të shtrenjta, por duhet patjetër të jenë trasnparente me financimet.

Brahaj tha se do duhet të jemi më të ashpër me këtë pjesën e financimit, i cili nuk është financim elektoral, por është financim i krimit dhe korrupsionit elektoral.

Pjesë nga biseda në studio:

Brahaj: Nëse partitë duan të bëjnë fushtata më të shtrenjta, më të mirëorganizuar me më shumë kohë televizive, me më shumë kohë në dispozicion që i programojnë dhe këshillojnë jam shumë dakord që të vazhdojnë të shpenzojnë, por me kushtin që të jenë transparente.

Kadia: Pse nuk bëhen transparente.

Brahaj: Ka arsye të ndryshme. E para është miksimi i kostove elektorale, nëse themi kosto të mirëfillta eletorale dhe kosto të krimit elektoral shpesh herë vetë kandidatët nuk e ndajnë dot. Asnjë deputet nuk arrin ta ndajë dot se sa i duhet të influencojë për një lloj përkëdhelje të elektoratit të tij kundrejtë asakj që duhet të shpenzojë për një promocion të vërtetë politik. Kam qenë në Komisionin Zgjedhor dhe kam diskutuar me përfaqësues të Reformës Zgjedhore, të cilët duhet të vendosnin një ligj për veten e tyre. Një kandidat për deputet më ka thënë zonjë ti pretendon që ne të mos marrim financime publike?

Po e di ti se sa harzhoj unë në fushatë për një pije energjitike që elektorati im pëlqen ta ketë në ato tryezat me kandidatin për deputet.

Kostot duhet të ndahen. Duhen rregulla pak më të drejta një mikqyrje më e mirë për financimet elektorale, duhet ti nxisim partitë të modernizohen edhe më shumë, por nga ana tjetër do duhet të jemi më të ashpër me këtë pjesën e financimit, i cili nuk është financim elektoral, por është financim i krimit dhe korrupsionit elektoral.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/financimi-i-partive-brahaj-eshte-financim-i-krimit-dhe-korrupsionit-elektoral
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz