Report Tv nxjerr videon/ Momenti kur iu vendos eksplozivi të fortit të Shkodrës Lul Kulla

2019-05-28 5

Paraditja e 13 janarit të këtij viti tronditi Shkodrën pas një shpërthimi të fuqishëm me eksploziv në lagjen "Partizani" që kishte në shënjestër Lulzim Kullën 42-vjeç, i njohuri i forti i qytetit. Shpërthimi u regjistrua përballë tregut plot me njerëz.

Rreth 400 gr lëndë eksplozive ishin vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë.

Kulla mbeti i plagosur rëndë në këmbë dhe në kokë, por arriti të shpëtonte. Krahas tij, plagë morën edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin qenë kalimtarë të rastësishëm.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e momentit të shpërthimit dhe momentit kur autori i veshur me të zeza, me kapuç dhe doreza që të mos linte gjurmë për të mos u identifikuar, afrohet afër trotuarit dhe e mbështet motorin në një shtyllë dhe më pas largohet.

Pasi vendosi motorin me eksploziv ai largohet me qetësi në anën tjetër të rrugës, ndërsa një person tjetër dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor dhe ka aktivizuar lëndën plasëse eksploziv në momentin që Lul Kulla ka ardhur në lokal si cdo ditë. Shpërthimi ka ndodhur në orën 10:27:10 të paradites.

Ngjarja ka ndodhur në datë 13 janar, ditën kur në qytetin e Shkodrës po zhvillohej ceremonia e përvjetorit të krijimit të policisë. Pas kësaj ngjarje ndodhën një seri të tjerash duke nisur zinxhirin e vrasjeve në qytetin e Shkodrës.