Pa Gjurme- Para zhdukjes u flet vëllezërve të vdekur: Do iki larg, nuk i dihet kur kthehem

2019-05-28 5

PJesa e pare dt 26 Prill Pa Gjurme- Para zhdukjes u flet vellezerve te vdekur: Do iki larg, nuk i dihet kur kthehem
Vladimir Gjomarkaj 42 vjecari nga Oroshi i Mirditës rezulton i humbur. Ai u zhduk në mënyrë të mistershme nga vendi i lindjes. Vladimir ishte emigrant që kishte kaluar kufirin që herët, pas viteve 90 drejt Greqisë. Atje pati punuar në Athinë ndërsa kishte edhe të afërm të tij. Kishte afro tre muaj që ishte kthyer nga Greqia pasi ishte kapur nga policia. Ai qëndronte në familjen e tij të cilët ishin transferuar në Durrës, ndërsa ende nuk kishte gjetur një punë. Nëllai Vladimiri, i cili gjithashtu jetonte në Durrës po mundohej ta punësonte në portin e Durrësit, por dukej se Miri, sic e quanin shkur familja ishte pesimist për të jetuar në Shqipëri. Mendja e tij ishte të emigronte serisht. Familja Gjomarkaj ka një histori të trishtë familjarë pasi Alfredi një nga djemtë ka humbur jetën në aksident në vitin 96, Ndoja është djali tjetër, i cili gjithashtu humbi jetën gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ndërsa u shpall dëshmor.

Gjovalini dhe Tonini janë dy vëllezërit bashkë me motër Marien të cilët pervec ndarjes nga jeta të dy vëllezërve, janë në kërkim të vëllait të humbur Vladimirit. I fundit që foli me të pas zhdukjes së 42-vjecarit ishte vëllai Gjovalini, pasi I vëllai kishte qëndruar në Durrës atë ditë dhe më pas ishte larguar. Askush nuk i kuptoi destinacionet që pati Vladimiri, lëvizjet e tij familjarët i mësuan nga persona të tjerë që e takuan rrugë. Pasi doli nga shtëpia në Durrës, Miri kishte qëndruar në Mamurras tek një i afërm i tij. Të nesërmen i kishte kërkuar se duhej ta conte në Orosh në shtëpitë e vjetra të familjes.Vladimiri ka mbërritur në Orosh aty ku dhe humbi gjurmët. Ka patur kontakte me njerëz të tjerë bashkëfshatarë, ndërsa ka blerë edhe një paketë më cigare. Në Orosh ai ka mbërritur në mbrëmje. Ishte mëngjesi I datës 17 nëntor 2008 kur Vladimiri u pa për herë të fundit nga një fqinje e tij në varrezat e Oroshit, pranë varrit të të vëllait. Ndërsa ishin gjallë tre vëllezëri patën një lidhje të ngushtë. Kur Alfredi dhe Ndoja u ndanë nga jeta sot i humbur është edhe Vladimiri.

Ai u zhduk pikërisht nga Oroshi, pasi që nga ai moment nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Familjarët gjetën sende në shtëpitë e vjetra, nga ku mësuar se Vladimiri kishte fjetuar atë natë aty, ku kishte tymosur edhe cigaret e fundit në banesë. Me zhdukjen e tij atë ditë, edhe telefoni nuk u hap më...Nikoll e Pashkë dy vellëzr dhe një motër janë në kërkim të fatit të 42 vjecarit?