Report TV -AADF dhuron pajisje me vlerë mbi 140.000 dollarë për QSHA

2019-05-28 2

Në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Kryetari i Bordit Drejtues të AADF-së, Z. Michael Granoff dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini kanë nënshkruar Aktin e Dhurimit të pajisjeve dhe programeve për këtë qendër. Kjo nismë është pjesë e projektit të AADF-së në bashkëpunim me MASR-në për fuqizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, me qëllim modernizimin, rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve.

Ky projekt ka nisur që prej tetorit të vitit 2018, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes AADF-së dhe MASR, dhe pritet të përfundojë fazën e tij të parë në fund të vitit 2019. Kjo fazë e projektit synon të mbështesë QSHA-në me pajisje dhe programe që do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve dhe sigurisë në prodhimin e testeve, si dhe mundësimin e skanimit dhe korrigjimit të automatizuar të provimeve.

AADF I ka dhuruar QSHA-së pajisje me vlerë totale mbi US$ 147,000 dhe kjo është vetëm një pjesë e kësaj ndërhyrje të përbashkët, pasi AADF ka kontraktuar ekspertët e ?Cambridge Assessment International Education? me një eksperiencë 150 vjeçare në mbi 160 vende të ndryshme. Ekspertët e CAIE do të identifikojnë dhe propozojnë ndërhyrjet strategjike për fuqizimin e QSHA-së bazuar në praktikat më të mira botërore në fushën e testimeve.

AADF e vlerëson shumë bashkëpunimin e ngushtë me MASR-në e cila e ka konsideruar Fondacionin si ?Partnerin Strategjik në Arsim?, dhe besojmë se së bashku mund të realizojmë ndërhyrje të cilat e çojnë përpara me hapa të shpejtë sistemin arsimor në Shqipëri.

Free Traffic Exchange