Edhe me banoret e Malësisë së Madhe kryeministri është shprehur kategorik se shtyrje të datës së zgjedhjeve nuk do të ketë.
Me siguri të plotë thotë se opozita që është jashtë parlamentit nuk do të mund të pengojë dot as zgjedhjet, por as hapjen e negociatave me BE.
?Tha Paulini patëm pak trazime. Në fakt sinqerisht më ka ardhur keq rrugës kur kam parë në dy pika, dy grupe të vogla njerëzish që ishin nxjerrë aty për të krijuar pikërisht ato trazime, në anë të rrugës. Dhe më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata që kanë plotësisht të drejtën të mos jenë dakord me ne, me qeverinë, të kenë 1001 kritika, apo të jenë edhe të mërzitur me ne, kanë gjithë të drejtën të mos e kenë votuar dhe as të mos e votojnë kurrë PS, por sidoqoftë pak nga pak duhet ta kuptojnë që janë në një situatë ku fajin jua kanë udhëheqësit e tyre krejtësisht të verbër. Ata që e futën në qorrsokak PD-në dhe tani orvaten të fusin në qorrsokak të gjithë Shqipërinë. Por nëse futjen në qorrsokak të PD e bënë me sukses, Shqipërinë në qorrsokak nuk e fusin dot kurrë, s?kanë asnjë shans të kenë sukses në këtë orvatje të dëshpëruar që vjen si rezultat i faktit që e dinë që nuk fitojnë dot me PS përballë, e dinë fare mirë që në Malësi të Madhe, por edhe në pjesën dërrmuese të Shqipërisë, nuk kishin asnjë shans të fitonin dhe e dinë nga ana tjetër që ne jemi të vendosur të përfundojmë me Reformën në Drejtësi.?
Ashtu siç bëri në parlament një ditë më parë ju kujton mbështetësve të PD se kush guxon të pengojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve e pret burgu siç parashikon kodi penal.
?Këta mendojnë se vërtet do shtyhen zgjedhjet se vërtet do ndodhë ndonjë gjë në fund fare që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Vërtet do ndodhë ajo që se do prishen zgjedhjet këtu etj. Iu them se asgjë nga këto nuk ka për të ndodhur. Asgjë! Në fakt gjëja që duhet të ndodhë dhe jam i bindur që do të ndodhë, është që pas zgjedhjeve sinqerisht duhet që të rregullohet dhe të rilindë Partia Demokratike. Por kjo është puna e tyre. Puna e jonë është që të bëjmë zgjedhje dhe duhet t?ua kujtojmë njerëzve të zakonshëm. Por thashë që kanë të gjithë të drejtën e tyre të mos na duan ne, por të duan skuadrën e tyre. Ka një ligj të shkruar dhe të votuar nga PD dhe nga PS dhe nga të tjerët që të çon në burg, nëse ti prek qendrën e votimit dhe procesin zgjedhor?.
Më pas Kryeministri Rama zhvilloi një takim në Shkodër. Ai u shpreh i sigurt për fitoren e kësaj Bashkie më 30 Qershor.
"Ata të bëjnë çfarë të duan, ne më 30 Qershor do të fitojme zgjedhjet. Të nesërmen e 30 Qershorit Luli do të jetë në gjumë".
Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi ish-deputeten e qarkut të Shkodrës, Jozefina Topalli.
"Si mund t?ja u falim faktin që kanë kaluar nga Jozefina Topalli tek Flamur Noka. Jozefina Topallin e kemi pasur kundërshtare, por me thënë të drejtën kur përballesh me Jozefinën ke përpara kundërshtarë, por kur përballesh me Flamur Nokën ke përpara një hu që s?ka fermerë që e përdor për gardhin e vetë".
Edhe pse nuk është zyrtarizuar, Pa...