5 autoambulanca të reja, Manastirliu: Shkurtohet koha e pritjes së urgjencës

2019-05-28 0

?Koha e mbërritjes së urgjencës është reduktuar me 2 minuta e 57 sekonda, me investimin e qeverisë për përforcimin e flotës së autoambulancave në territor?. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit të pesë autoambulancave moderne, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, me mbështetjen e qeverisë turke, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku merrnin pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm i TIKA, Birol Çetin dhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yoruk.

?Me qendrën unike të koordinimit të urgjencës mjekësore dhe shtrirjen e numrit 127 në të gjithë territorin, me investimet për 32 autoambulancat e reja nga qeveria shqiptare si dhe pesë të tjera që i shtohen sot flotës së autoambulancave kryesisht në zonat rurale dhe malore, përmirësojmë kohën e pritjes së urgjencës dhe cilësinë e shërbimit?, tha Manastirliu.

Duke theksuar se nuk është e largët dita kur telefonatat për urgjencën shpesh mbeteshin pa përgjigje dhe autoambulancat ishin vetëm transportuese të pacientëve, Ministrja e
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se sot urgjencave mjekësore ju përgjigjemi më shpejt, por edhe më me cilësi.

?Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019 urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat 13 mijë e 400 misione pacientë janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjymës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore,?, tha Manastirliu.