Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry e ka cilësuar djegien e mandate nga opozita si një hap të gabuar. Në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, Petry i ka bërë thirrje PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Petry i bashkohet grupit të ndërkombëtareve që bëjnë thirrje për zgjidhje të krizës politike nëpërmjet një dialogu mes qeverisë dhe partive opozitare.
"Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji?, tha Petry.