RTV Ora - Deputeti gjerman: Djegia e mandateve e pakuptueshme, palët të gjejnë rrugën e dialogut

2019-05-28 0

#rtvora
Pas takimeve me përfaqësues politik në vend, deputeti gjerman Christian Petry u shpreh kritik ndaj vendimit të opozitës për daljen nga Parlamenti. Sipas tij, ky vendim është i pakuptueshëm.

Përfaqësuesi i Bundestagut gjerman bëri thirrje për dialog mes palëve.

Deputeti i Bundestagut, Christian Petry, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për çështjet e BE u shfaq kritik ndaj vendimit të PD dhe LSI për të dalë nga parlamenti. Madje pas takimeve me kreun e shtetit Ilir Meta, kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla, kryedemokratin, Lulzim Basha dhe me përfaqësues të shoqërisë civile ai bëri thirrje për dialog dhe për pjesëmarrje në zgjedhje.

Petry: Të gjithë përfaqësuesit e politikës duhet të gjejnë një rrugë për zgjidhje përmes dialogut. Jam njohur me situatën politike të Shqipërisë dhe për mua është e vështirë të kuptoj vendime si dalja nga parlamenti. Si parlamentar, gjykoj se ky vendim është i pasaktë pasi sjell shmangien nga procedurat demokratike dhe përdorimin e instrumenteve jashtëparlamentare.

Deputeti i së majtës gjermane Christian Petry dha notë pozitive për çeljen e negociatave, por theksoi se mbetet shumë për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës.

Petry: Pas informimit për ecurinë e reformës në drejtësi dhe ndërtimin e shtetit ligjor, unë do të kem vendimmarrje pozitive për çeljen e negociatave. Megjithatë, konfirmoj se në sektorë të ndryshëm mbetet ende shumë punë për të bërë, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla nënvizoi se nga Gjermania do të ketë votë pro për çeljen e negociatave të integrimit të Shqipërisë

Balla: Ka një shumicë mbështetëse, inkurajuese për gjithçka ka arritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vizita e deputetit gjerman vjen në kohën kur opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit pa krijimin e një qeverie tranzitore, por që për mazhorancën ky është një propozim i papranueshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deputeti-i-bundestagut-thirrje-lulzim-bashes-te-hyje-ne-zgjedhjet-e-30-qershorit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz