RTV Ora - Fshehja tatimeve nga bizneset, bar-restorantet me abuzimet më të shumta

2019-05-28 0

#rtvora
Bar-restorantet rezultojnë një nga sektorët me abuzimet më të shumta në Shqipëri përsa i përket fshehjes së tatimeve. Administrata Tatimore ka nisur kontrollet pasi nga analiza e riskut kanë konstatuar një seri shkeljesh, siç janë mosraportimi real i shitjeve, numri i vogël i punonjësve të deklaruar dhe moslëshimi i kuponit tatimor.

Ndërhyrja në këtë treg lidhet direkt edhe me sektorë të tjerë të rëndësishëm.

"Mosdeklarimi i shitjeve reale, numri i vogël i punonjësve të deklaruar në këto subjekte, niveli i pagës, që është kryesisht paga minimale apo mos lëshimi i kuponit tatimor dhe shpeshherë detyrimet të papaguara që rezultojnë në këto tatimpagues. Nuk do jetë me një afat të caktuar dhe kufizuar por ne synojmë që asistencën tonë, monitorimin tonë në këto tatimpagues fillimisht ta kemi për një periudhë të qëndrueshme,"-tha përfaqësuesja e Administratës Tatimore.

Pas kësaj nisme Administrata Tatimore pret që të rrisë arkëtimet nga ky segment i tregut.

"Analiza ka nxjerrë këtë sektor me risk. Sigurisht që ka pasur problematika dhe është sektor me risk në përmbushje, pikërisht ne kemi filluar me këtë sektor që hap pas hapi të shohim dhe sjelljen dhe rezultatin e tatim paguesve. Në momentin që do kemi këto ndryshime do mund që të japim shifra konkrete në rritje,"-shtoi ajo.

Plani sektorial i bar-restoranteve synon ndërtimin e një praktike të re pune të Administratës Tatimore në menaxhimin e riskut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. I gjithë procesi që nga identifikimi, analizimi, ndërtimi dhe modelimi i strategjisë së ndërhyrjes është asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do të monitorojë zbatimin e planit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fshehja-tatimeve-nga-bizneset-bar-restorantet-me-abuzimet-me-te-shumta
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange