Christian Petry, deputeti social demokrat gjerman që kryeson Komisionin e Çështjeve të BE në Bundestag, pas një vizite 2 ditore në Tiranë, ku takoi përfaqësues të maxhorancës e opozitës është i paqartë, si një forcë politike si PD mund të dalë nga parlamenti duke djegur mandatet. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai u shpreh se nuk kupton qartë dhe akuzat që e çuan opozitën drejt kësaj vendimmarrje.
I pyetur mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, nëse opozita nuk merr pjesë në garën e 30 Qershorit, Petry nuk e artikulon prerë qëndrimin e tij, por thotë se çdo forcë merr vendimet e saj. Megjithatë sipas tij, nëse demokratët do të ishin pjesë e tyre do të kishin mundësi që të bënin të vlefshme akuzat e tyre ndaj qeverisë.
Në këndvështrimin e tij dhe në raportin që ai do të bëjë pas vizitës në Tiranë thotë se do të kërkojë që Shqipërisë t?i çelen negociatat, pasi për të kjo do të ishte një shtysë për të çuar përpara reformat si përshembul luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, që sipas tij, ka ende shumë punë për t?u bërë nga autoritetet.
Gjatë paradites, Petry u takua me Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kreun e Grupit Kuvendor Socialist, Taulant Balla.
Tv Klan