RTV Ora - Dy në pranga për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër, në kërkim i dyshuari kryesor

2019-05-28 0

#rtvora

Dy të rinj janë vënë në pranga si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç në qytetin e Shkodrës. Krimi që tronditi mbarë kryeqendrën e Veriut ndodhi më 30 mars 2019 në oborrin e banesës së dy vëllezërve teksa këta të fundit po rregullonin portën e jashtme të oborrit.

Pa u mbyllur muaji polici e Shkodrës informon për arrestimin e dy të rinjve nga fshati Mjedë i Vau Dejës. Ata janë Arsen Stojku, Mislim Rama.

Ata janë identifikur me inicialet A. S., 29 vjeç, dhe M.R 23, vjeç. Ndërkohë një person i tretë, që sipas policisë është i "dyshuari kryesor" u shpall në kërkim dhe po vijon puna për arrestimin e tij. Gjithashtu në kërkim është dhe një person i katërt.

"Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje. Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.' informon policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-vrasja-e-vellezerve-bilali-ne-shkoder-2-te-arrestuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange