Një qytetar anonim denoncon në ?Stop? falsifikimin e një vendimi të AKKP-së, për t?i marrë pronë shtetërore Spitalit të Traumës.Vendimi u kthen pronën trashëgimtarëve Pazari dhe një pjesë e kësaj prone ishte te Spitali Ushtarak.Vendimi qartësonte, se kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t?u lindte e drejta e parablerjes.Nga viti 2000 e deri në vitin 2007, vendimi u regjistrua në hipotekë me shënimin, ?kur spitali të privatizohet?.Por në vitin 2007 falsifikohet faqja numër 3 vendimit dhe regjistrohet e gjithë prona shtetërore në emër të privatit.Më pas prona tjetërsohet dhe trashëgimtarët Pazari shkëmbejnë 174 mijë merta katrorë te Spitali Ushtarak me 600 metra katrorë në Yzberisht me ndërtuesin Dritan Llanaj.Ky skandal përfshin zyrtarë të hipotekës së Tiranës, të AKKP-së, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Spitalit Ushtarak dhe Avokaturës së Shtetit.