Gjashtë punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan janë prekur nga sëmundja e tuberkulozit.
Nga kjo sëmundje ngjitëse nëpërmjet frymëmarrjes ka qenë e prekur sekretarja e këtij institucioni çka ka bërë që të infektojë edhe pesë të tjerë.
Sipas mjekes epidemiologe Donika Bardhi, pacientja është paraqitur në dispançerinë e sëmundjeve pulmonare në Elbasan ku edhe u diagnostikua me këtë sëmundje. Më pas pacientja është transportuar drejt sanatoriumit në Tiranë ku ka marrë mjekimet e nevojshme me anti-turbekuloz dhe aktualisht është në përfundim të muajit të dytë të mjekimit.
Mjekia Bardhi shpjegon se pacientja nuk përbën rrezik për personat e tjerë që kanë kontakt të afërt me të. Ndërsa është bërë edhe debistimi i familjarëve të saj, të cilët nuk kanë rezultuar me probleme.
Ndërkaq mjekja bën me dije së është bërë edhe debistimi i personelit të FSDKSH ku kanë rezultuar të prekur lehtë nga kjo sëmundje 4 punojnësit e tjerë të këtij institucioni, të cilët nuk përbëjnë rrezik për individë të tjerë. Ata i janë nënshtruar ekzaminimeve radiologjike si edhe kanë ëmarrë mjekimin e nevojshëm.
Momentalisht në Shqipëri për vitin 2019 janë 150 të prekur nga sëmundja e Turbekulozit, ndërsa gjatë vitit të kaluar me këtë sëmundje janë rregjistruar 440 raste në të gjithë Shqiperinë.