Aleatët e Bashës: Ndryshim sistemit, në zgjedhje pa Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partitë aleate historike të Partisë Demokratike kanë krijuar Grupimin e Qendrës së Djathtë, i cili synon arritjen dhe imponimin e standarteve demokratike në zgjedhje.Krerët e të 5 partive Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ janë dakortësuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje e tyre me PD.Në takimin e mbajtur ketë të enjte keto parti unifikuan qëndrimin e tyre për sa i përket sistemit zgjedhor dhe kërkojnë ndryshimin e tij duke propozuar modelin e listave të hapura.Por padyshim që një nga pikat pryesore eshte zhvillimi i zgjedhjeve me standarte demokratike pa Edi Ramën kryeministër.Takimi i se enjtes ishte vetem i pari i nje seri takimesh qe jane planifikuar te zhvillohen ne te gjithe qarqet e vendit ku do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet I aksionit opozitar.