http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për të gjetur paratë e grabitura brenda pistës së aeroportit, por edhe sende të tjera të përdorura në ngjarje, forca të shumta policie iu rikthyen edhe një herë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, e jo vetëm.Në sitë kaluan, jo vetëm banesat, por edhe objektet ku ata ishin të punësuar.Kontakti me familjarët e dy prej të arrestuarve, Elton Piklit dhe Oltian Veselit ishte thuajse i pamundur. Jashtë kamerave, familjarë të veselit mohuan që djali i tyre të jetë i përfshirë në grabitje. Ata thanë se policia u ka kontrolluar edhe banesat, por nuk kanë gjetur asgjë.Por kontrollet vijojnë edhe për të arrestuar anëtaret e tjerë të grupit, një organizate që sipas ministrit të brendshëm ka lidhje të dokumentuara edhe me celula terroriste.Ditët e fundit prokuroret kane marre ne pyetje edhe rrethin me te ngushte familjar e shoqëror te te dyshuarve.