Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos dekurajohen nga gjendja në Kosovë.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që si shoqëri të përdorin mjetet demokratike për luftimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të sfidojnë klasën politike.
?Qytetarët luajnë rol në mbrojtjen e sundimit të ligjit. Pritni më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhje. Vendosja e demokracisë ishte arritje e hatashme, mos e merrni si të mirëqenë. Kërkoni që çdo politikan, polic, prokuror të mbajë përgjegjësitë e veta. Angazhohuni në proceset ligjore. Investoni në institucionet e drejtësisë. Së fundi pritni më shumë nga njëri-tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj.?
Gjatë një diskutimi në ?Forumin FOL Hapur?, ai ka shfaqur dyshimet e tij se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve, për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë.
Tv Klan