"Vërtetë nuk e kam të lehtë të dal këtu si politikane e re dhe të flas përballë një kryeministri, por e mbaj këtë përgjegjësi mbi shpatulla se e ndjej të nevojshme, se një eksperiencë si kjo e tyre nuk i vlen më Shqipërisë. Këta politikanë në sallë, shumica e tyre jo të gjithë se kam respekt për disa prej jush, nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë. Ata janë arsyeja pse jemi ne sot këtu. Të dalësh këtu të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo. Është për të ardhur keq. Është ky kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju.
Në 2009 zotëri ju me grupin e PS e shitët Shqipërinë me marrëveshjen e 2008. Më thoni dot sot pas asaj marrëveshje, si në grupin tuaj, keni deputetë më të denjë se ç'keni pasur më parë? Përveçse keni deputetë që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim tjetër.
Marrëveshja e fundit e opozitës joparlamentare është për të ardhur, keq, e gabuar. Unë jam kundër bojkotit, nuk mund të shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar. Duhet të marrim fund metodat antikushtetuese në një vend që kërkon të futet në BE. Duhet të tregojmë të gjitha poalët vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë. Nuk mund thjesht të kritikojmë për opozitën që tashmë është jashtë parlamentit. Ka qytetarë të ndershëm që kërkojnë që kjo mazhorancë t'i japë më shumë dritë këtij vendi.