RTV Ora - Leyla Moses-Ones Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, Veliu: Kujdes fëmijët!

2019-05-28 0

#rtvora
Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit ndaj alarmi është ngritur dhe në Shqipëri nga Drejtori i policisë së shtetit Ardi veliu dhe zv/ambasadorja e SHBA-së, Leyla Moses-Ones. Veliu dha alarmin për përdorimin e internetit nga organizatat terroriste, ndërsa zyrtarja amerikane u ndalua dhe tek rasti i arrestimit të Bledar Ibrahimit nga qyteti i Elbasanit.

Asnjë vend duke përfshirë Shqipërinë nuk është imun ndaj terrorizmit, ndaj alarmi është ngritur dhe në vendin tonë. Kjo deklaratë është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu dhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane Leyla Moses-Ones gjatë një seminari për përdorimin e teknologjisë nga grupet terroriste.

Veliu dha alarmin për përdorimin e internetit nga organizatat terroriste ku apeloi prindërit të kenë kujdes për faqet që aksesojnë fëmijët, pasi në Facebook dhe në twitter janë identifikuar dhjetëra përmbajtje që nxisin aktivitetet terroriste.

Ardi Veliu: Nga viti 2015, në platformat Tëitter dhe Facebook janë shtuar ndjeshëm bllokimet e llogarive të lidhura me terrorizmin, duke ndihmuar kështu në uljen e aktivitetit të ekstremistëve.

Analistët vlerësojnë se ata prapë do vazhdojnë të përdorin mediat sociale në një shkallë më të vogël, pasi këto platforma ndihmojnë në shpërndarjen e propagandës në shkallë të gjerë.

Analistët vlerësojnë se ekstremistët do të kërkojnë për një mix platformash online, ndaj fuqizimi i strukturave tona me profesionistë të tekonoligjisë dhe informacionit, të krimit kibernetik, trajnimet dhe specializimet e agjentëve e specialistëve të anti-terrorit si dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese do krijojë një ambient të pafavorshëm në Shqipëri për terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese në Shqipëri me partnerët strategjikë ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit është një tjetër faktor në disfavor të zhvillimit të terrorizmit në vendin tonë.

Por pavarësisht këtyre faktorëve, apo punës parandaluese, lind nevoja për një marrëdhënie më të ngushtë mes Policisë dhe komunitetit të prindërve, me qëllim kontrollin e pandërprerë të fëmijëve për komunikimet onlinë në rrjetet sociale.

Përfitoj nga rasti që të ftoj çdo prind, çdo të ri apo të re, çdo grup shoqëror që konstaton sjelle që çojnë në dyshime për përdorim të këtyre aplikacioneve me karakter terrorist, të kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit nëpërmjet numrit 112, aplikacionit Komisariati Dixhital, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur që bashkërisht të ndërtojmë një ambient shoqëror sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë.

E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones vlerësoi punën e policisë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa u fokusua tek arrestimi i Bledar Ibrahimit nga qyteti i Elbasanit si person i përfshirë në grupe terroriste.

Leyla Moses-Ones: Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni tregu...

Free Traffic Exchange