Balla: 'Bindja Demokratike' një skenar nga Berisha, dështoi me Lulin dhe futi Patozin

2019-05-28 0

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që janë shprehur se "Bindja Demokratike" po favorizohet nga qeveria 'Rama'.

Balla tha se Astrit Patozin, vijojnë ta konsiderojnë si kundërshtar politik. Akuzave për favorizim, Balla i është përgjigjur me një pyetje ku ka ngritur dyshime se krijimi i kësaj partie, mund të jetë një skenar thurur nga ish- kryeministrit Sali Berisha.

"Qesharake duket historia që ish-nënkryetari i PD sulmon vendin për partikraci, i ka pasur të gjitha mundësitë për ta ndryshuar këtë. Partisë nënë thuaji që Patozi është i juaji jo i ynë. Ne s'e mbështesim, është kundërshtari jonë. Nga ta dimë ne që nuk është punë e Sali Berishës, dështoi me Lulin dhe futi Patozin?", - tha Balla.