Në Kuvendin e Shqipërisë sot do të miratohet projektligji ?Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore?. Deputeti socialist Pjerin Ndreu akuzoi prokurorinë për atë që ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa shtoi se rreziku që policia gjyqësore të keqpërdoret ekziston.
"Policia gjyqësore në momentin që u vu në punë nuk kanë pasur aftësisë profesionale për të përballuar sistemin e ri që erdhi dhe prokurorët e distancuan veten nga përgjegjësia për të punuar me policinë gjyqësore dhe për ta kualifikuar dhe për të marrë pjesë në vendngjarje. Kjo shkëputje, janë dëgjuar kur prokurorët akuzojnë policinë gjyqësore për veprimet në vendin e ngjarjes dhe përgjegjësinë e kishte prokuroria. Duhet të përgjigjet edhe për pjesën që ka lidhje me kualifikimin dhe riparimin e defekteve që mund të shfaqin persona të ndryshëm në policinë gjyqësore. Kjo polici është atashuar në komisariat, por nuk mund ti kërkosh që të rregullojnë aspektet procedurale.
Kjo ka ndodhur, por historia ka shkuar deri atje sa prokuroria e shtetit e ka përdorur shërbimin e policisë gjyqësore vetëm për të bërë disa veprime fillestare i ka deleguar kompetencat, ka luajtur si macja me miun duke e lënë të pa mbështetur. Ky është problemi që duhet të riparohet në koncept. Mos të ndodhë që ka ndodhur deri më sot. Që të zhvillohet lufta kundër krimit nuk mjafton vetëm policia gjyqësore, por edhe prokuroria dhe policia e shtetit. Duhet të jenë në bllok, të nxitet bashkëpunimi. Rreziku që prokuroria të keqpërdorë policinë gjyqësore ekziston, pasi është mënyrë sjelle që e kanë pasur, dalja nga kjo skemë nuk është e lehtë. Policia gjyqësor është e rëndësishme dhe duhet të kenë në kokë, prokurori duhet të mbajë përgjegjësi për gjithcka" tha ai.