Report TV - Prezantohet projekti i Piramidës, Veliaj: Nis realizimi i një ëndrre

2019-05-28 0

Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se nisja e këtij të transformimit të Piramidës është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptar.

?Unë besoj që sot jemi këtu për të ëndërruar për një Keiti shqiptare. Edhe si prind i ri, por edhe kushdo tjetër, është duke vrarë mendjen, ne çfarë reputacioni do kemi si vend. Do jemi gjithmonë cetralistët e botës në call center, edhe pse ajo është një punë shumë e nderuar. Do jemi gjithmonë fasonët e botës, për të bërë këpucët dhe t-shirt, edhe pse është shumë punë e nderuar, sidomos për ato aftësi elementare që kemi. Apo ne mund të fillojmë sot një ëndërr sesi një gocë, nga Keiti ose një Zana, ose një Mira, që rritet në Tiranë, dhe pastaj eventualisht edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, të mund t?i ketë fillimet e veta në këtë hapësirë. Edhe nëse fillojmë vizatojmë këtë ëndërr, atëherë mund t?ia arrijmë këtij projekti. Nëse për ne kjo është thjesht puna tjetër e infrastrukturës, pastaj nuk kemi kuptuar asgjë?, tha Veliaj.

Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë, pas Sheshit ?Skënderbej? apo pazarit të Ri.

?Unë besoj që kemi mjaftueshëm sot përvoja, sidomos tani që është bërë bashkë gjithë ky komunitet, me kryeministrin, me ADF, Majkun, Martinin, Sandrin, me Vinin, Gentin, dhe gjithë komunitetin e arkitektëve. Unë besoj që kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi. Mbaj mend kur Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj, vërtet morëm një vit ta koncpetonim, por mbaroi për 7 muaj. Sheshi mori 10 vite të koncpetohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqitparët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshjta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim altërnativ. Ne kemi bërë pak akupunkturë rreth Piramidës. Aty pranë kemi brë një park lojërash, për të parë si mbushet me jetë ajo hapësirë?, - u shpreh Veliaj.