#rtvora #arena
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/YwIfQ8fXCpc
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar në emisionin ?Arena? në RTV Ora foli edhe për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, në protestat e opozitës.
Pjesë nga biseda në studio:
Nishani: Situata do të përshkallëzohet, sepse kemi eksperiencat botërore e përshkallëzimit të situatës, në këto përballje politike. Është një akt jo vetëm i dënueshëm ligjërisht, por jam i sigurtë që është një akt që do të verifikohet ligjërisht në një moment të caktuar.
Hila: Po a është në manualin e policisë?
Nishani: Po ky është problemi. Ai është blerë që të përdoret sipas manualit.
Hila: Ju mendoni se është përdorur më shumë se normalja?
Nishani: Patjetër. Kjo gjë do të verifikohet ligjërisht. Ana njerëzore, është që është një gjë më shumë sesa e shëmtuar. Gazi lotsjellës përdoret për të neutalizuar një individ apo grupe individësh të cilët tejkalojnë rrezikshmërinë e përballimit të policisë me mjete përpara përdorimit të gazit.
Manuali lejon përdorimin e gazit lotsjellës, vetëm nga një ekip i specializuar dhe i trajnuar, për hedhjen e gazit lotsjellës, i cili nuk mund ta hedhë atë. Ata kanë përgjegjësi ligjore për çdo gjë, ne po i dokumentojmë të gjitha aktet, nuk po lëmë asgjë pa dokumentuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perdorimi-i-gazit-lotsjelles-nishani-do-te-hetohet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz