http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, këtë të mërkurë i është drejtuar Gjykatën së Tiranës, ku ka dorëzuar padinë për disa persona publikë, duke i akuzuar për fyerje dhe shpifje ndaj personit të tij.Pjesë e personave të paditur nga Tufa janë, Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën dhe gazetën Dita.Në fjalën e tij për mediat ai është shprehur se kërkon që drejtësia të vendosë përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjejë vendin shpifjeve dhe kërcënimeve.?Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë t?i vendosë përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave?.