Kush është shqiptari tjetër i arratisur nga burgu greke që dyshohet për grabitjen në Rinas

2019-05-28 3

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, thotë se policia ka dyshime që pjesë e grupit dhe bashkëpunëtorëve të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, të jetë edhe Roland Luli.

33-vjeçari është pjesë e grupit të shqiptarëve që në 22 mars 2013 u arratisën nga burgu i Trikallasë në Greqi, pjesë e të cilit ishin edhe Admir Murataj, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas më 9 prill 2019.

Po ashtu, të arratisur nga drejtësia greke ishin edhe Ilir Kupa dhe Klement Çala, ku i fundit në kërkim nga policia, si i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, brenda në pistën e avionëve më prill.

Roland Luli është nga fshati Drithash i Korçës, por policia ende nuk ka prova të forta për përfshirjen e tij.

Gazetari Artan Hoxha tha se grupi i grabitësve funksionon si një rrjet i tërë me përfshirje të shumë anëtarëve. Për vite me radhë, nga arratia ata kanë bashkëunuar në aktivitete kriminale, tha Hoxha.

Në mesnatë u arrestua në Qafë-Thanë personi i pestë për grabitjen e Rinasit. Elton Pikli nga Kruja, kasap në këtë qytet, i rritur në një lagje me Dash Kupën, të dënuar për grabitjen e atubolindave me paratë e bankave të nivelit të dytë që transportoheshin për në aeroport dhe që u sulmuan dhe grabitën në Qafë-Kashar.

Operacioni për identifikimin dhe kpajen e të dyshuarve të tjerë në grabitjen e Rinasit është ende në vijim.

Free Traffic Exchange