Vendimi i ri të qeverisë për ?Stacionet e Plazhit?, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë që do të lidhin kontratë për te marrë më qira një hapësirë në plazh, duhet të sigurojnë kushte për higjienën, sigurinë ushqimore, ndarjen e shezllonëve, apo të vendosin ruajtësin e plazhit.
Nga Saranda ku mblodhi Task Forcën e Turizmit, Ministri Blendi Klosi tha se vendimi i ri të qeverisë për ?Stacionet e Plazhit? synon të zgjidhë këto problematika, duke nisur që me ndarjen e plazheve.
"Ruajtësi i plazhit është një element shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve, për të shtuar sigurinë në sezonin turistik. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se këto kontrata nuk mund të lidhen nëse nuk kanë dëshmi, që operatorët kanë zgjidhur problemin e ruajtësve të plazhit".
Sipas Klosit, një problem që duhet zgjidhur në këtë sezon të ri veror është edhe ndotja akustike.