http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ka shkuar ne 34 numri i partive te regjistruara per zgjedhjet vendore te 30 qershorit. Ne mbledhjen e se martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dhe 9 parti te tjera, ndërsa janë dorëzuar dokumentet dhe për te paktën 3 forca politike te cilat duan te garojnë.Mes partive ishte dhe LIBRA, regjistrimi i se cilës solli diskutime gjate mbledhjes, pasi Endri Tafani tha ai ishte kryetar i kësaj force politikePavarësisht pretendimeve te ngritura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i është referuar vendimit te Gjykatës, e cila njeh si kryetar te kësaj partie Ben Blushin.Por vetë Blushi, i kontaktuar nga vizion plus, sqaroi se është habitur nga vendimi i KQZ, duke shtuar se ai nuk drejton asnjë forcë politike dhe se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit.