Rudina - Moderatorja Aulona Minga rrefen per punen ne televizion! (23 prill 2019)

2019-05-28 5

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Aulona Minga është padyshim një nga personazhet e njohur në median shqiptare. Edhe pse studimet e larta i ka ndjekur për ?Gjuhën ruse?, angazhimi i saj profesional ka qenë gjithmonë i lidhur me radion dhe televizionin, që në fillimet e saj. Radioja ka qenë dashuria e saj e parë, siç e konsideron dhe vetë Aulona. Prej 20 vitesh ajo ka qenë një nga figurat identifikuese të Televizionit Shqiptar prej të cilit do të shkëputej vetëm pak kohë më parë për të nisur një projekt të ri.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ku foli për eksperiencën e saj 20-vjeçare në ekran.

?Unë kam provuar të bëj edhe ato reportazhet e vegjël, minidokumentarë dhe më pas duke filluar me emisione dhe programe. Ajo që më pëlqen në fakt dhe që e bëj me shumë dashuri është të intervistoj sepse më pëlqen të dëgjoj me vëmendje ndoshta gjëra ku të tjerët nuk kanë dëgjuar. Nëse interviston dikë që ka dalë shpesh nëpër intervista nëse e dëgjon me vëmendje dhe i dedikohesh, do të gjesh diçka që ai nuk e ka thënë. Largimi nga RTSH erdhi në mënyrë të natyrshme, nuk ishte diçka që e kisha planifikuar. Ishte një ofertë që m?u bë, e mendova gjatë sepse kisha 20 vjet në RTSH. Ishte surprizë edhe për shumë miq të mi. Por mund të them që ka qenë një nga vendimet më të mira profesionale që kam bërë?, tregoi Minga.

E pyetur nëse kujton ndonjë moment të vështirë gjatë intervistave të saj, gazetarja u përgjigj duke thënë se njerëzit e ekranit jo gjithnjë janë interesantë. Siç tregon ajo, nganjëherë janë kapriçozë dhe nuk jepen lehtë.

?Ajo që kam kuptuar unë është që jo detyrimisht njerëzit që merren me televizion, art, njerëzit e ekranit jo detyrimisht janë interesantë. Nganjëherë janë edhe më kapriçozë, është e vështirë dhe nuk jepen lehtë edhe pse mendohet që mund të jetë kështu. Kam vënë re që ata që janë pak më të heshtur, më të tërhequr apo që bëjnë profesionin e tyre pa ndonjë bujë të madhe kanë shumë për të treguar. Mua më ka pëlqyer gjithnjë të zbuloj këta njerëz?, shtoi gazetarja.