Pakti i opozitës jashtë Kuvendit/ Ndoka: 30 qershori, gjithçka ose asgjë për opozitën

2019-05-28 0

Ditën e sotme opozita jashtë Kuvendit firmosi marrëveshjen e koalicioni zgjedhor. Një koalicion që sipas Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hedhë themelet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër.

I ftuar në studion e emisionin "45 Minuta", Nard Ndoka u shpreh se opozita e vërtetë është ajo jashtë Kuvendit, ndërsa deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet i cilësoi si 'stoli rezervë'.

"Ata janë stoli rezervë. Rama nuk mund të luajë me stolin rezervë, që janë kandidatët që pranuan që të marrin mandatin nga listat. Ne kërkojmë largimin e kësaj shumice me doemos.

Në 30 qershor vendi ose do të ketë opozitë ose do të marrë fund sistemi, do të zhbëhet opozita. Ose do të vijojë revolucioni jashtë në rrugë ose do të kthehet politika në normalitet. Kjo datë për opozitën është gjithçka.

Do të përdorim cdo mjet demokratik për të penguar vendosjen e sistemit të një partie. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Rama po përpiqet që të dalë...Rama nuk mban shumë, e provuam në Kavajë me një bashki të vogël dhe u tërhoq dhe jo me një sipërmarrje të madhe" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange