Turizmi/ Klosi: Problem ndotja akustike dhe mbetjet urbane, brenda muajit ndahen plazhet

2019-05-28 0

Ministria e Turizmit vijon takimet me Task Forcat e bregdetit në të gjitha bashkitë nga veriu në jug, me qëllim garantimin e një sezoni veror më të sigurt dhe cilësor. Pas Velipojës, ministri Klosi u ndal në Sarandë, me Task Forcën e përbërë nga prefekti, strukturat e mjedisit dhe aktorë lokalë, në zbatim të vendimit të ri të qeverisë për ?Stacionet e Plazhit?, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë, për të siguruar me kushte konkrete jetën e qytetarëve, higjienën, sigurinë ushqimore, ndarjen e shezllonëve, si edhe respektimin e orareve, që kufizojnë apo lejojnë muzikën në bregdet.

?Ajo që kemi më shumë shqetësim është që viti 2019 mund të jetë me të njëjtat shifra si 2018-a, padyshim mund të ketë edhe më shumë se 218 por kjo nuk do të thotë që ne i kemi zgjidhur problemet kur ne akoma nuk jemi një destinacion turistik. Jemi në mes të prillit, në Sarandë, në zonën më turistike të vendit ku duam dhe kanë filluar të vijnë turistët e parë, ku duam dhe presim që të ketë kontrata që të fillojnë të paktën nga fillimi i majit dhe të mbarojnë në fund të teotrit dhe situata është realisht me shumë probleme përsa i përket pastërtisë, përsa i përket rregullave për të qenë një destinacion, me shumë probleme përsa i përket rregullave të menaxhimit të stacioneve të plazhit?, tha ministri Klosi.

Sipas ministrit një nga shembujt që e dëshmon këtë, është situata në Syrin e Kaltër, ku megjithëse ka nisur puna për pastrimin dhe rehabilitimin e territorit, jemi ende shumë larg zhvillimit të turizmit elitar. ?Në qoftë se nuk është kjo përpjekje e përbashkët me bashkitë dhe me ju tur operatorët e Sarandës, kjo është përpjekje e dështuar. Pra, duhet ti ndajmë që tani problematikat që kanë të bëjnë me menaxhimin e sezonit turistik duke kërkuar që të bëjmë këtë task forcë në mënyrë urgjente.

Prandaj e bëmë këtë vendim të ri të Këshillit të ministrave, i cili kërkon që të zgjidhë një sërë problematikash, por e para problematikë është ndarja e plazheve, në zbatim të këtij vendimi. Ruajtësi i plazhit është një element shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve, për të shtuar sigurinë në sezonin turistik. Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se këto kontrata nuk mund të lidhen nëse nuk kanë dëshmi, që operatorët kanë zgjidhur problemin e ruajtësve të plazhit?, tha ministri Klosi. Sipas tij, një tjetër problematikë, që duhet eliminuar këtë sezon të ri veror është edhe ndotja akustike.

?Muzika shumë e lartë dëmton shumë turizmin në qytete si Saranda. Vjet patëm në qarkun e Vlorës dy shembuj shumë pozitivë një ishte vendimi i këshillit bashkiak të bashkisë Himarë e cila përcaktoi ashtu sic duhej zonat se ku lejohej muzika dhe ku ishin zonat e kufizuara. Kishim po ashtu edhe shembullin shumë të mirë të bahskisë së Vlorës ku lënia në zonën e Lungomares, çdo të premte për muzikë non stop i dha shumë jetë fundjavës në Vlorë dhe shtoi biznesin e asaj zone. Kjo gjë kërkohet edhe sot, që bashkitë nëpërmjet këshillave bashkiakë të përcak...