#rtvora
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të marrin pjesë 34 parti politike. Në KQZ ka dorëzuar kërkesën dhe partia Bindja Demokratike e kryesuar nga astrit patozit, por për shkak të mungesës së vendimit të regjistrimit në gjykatë, për këtë forcë është lënë dhe nëj afat 5 ditor për paraqitjen e dokumenteve.
34 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Këtë të martë, KQZ ka votuar pro për 9 forca politike mes tyre ato të drejtuara nga Bamir Topi, Spartak Ngjela dhe Koço Kokëdhima.
Në momentet e fundit të afateve ligjore, dokumentet janë dorëzuar dhe nga Bindja Demokratike, e cila koordinator do të ketë ish-deputetin e PD-së, Astrit Patozi.
Por dosja e partisë më të re është ende e paplotë, pasi nuk është konfirmuar në gjykatë.
Të dhënat, sigla, statuti dhe anëtarët e kryesisë janë dorëzuar po këtë të martë në Gjykatën e Tiranës.
Megjithatë në bazë të procedurave, KQZ i ka dhënë të drejtën për të paraqitur të gjithë dokumentet brenda 5 ditëve.
Më pas vendimi për regjistrimin apo refuzimin si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore do të diskutohet në KQZ.
Paralelisht me përgatitjen e procesit të votimeve të 30 qershorit KQZ po vazhdon me dhënien e mandateve parlamentare, nga lista e PD u konfirmuan Artur Roshi, Zef Shtjefni dhe Nikolin Staka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/regjistrohen-34-parti-zgjedhjet-mes-tyre-topi-ngjela-kokedhima-dhe-patozi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz