#rtvora
Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg një nga katër të arrestuarit e parë për grabitjen e parave në Rinas. Alkond Bengasi sipas prokurorisë ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, duke treguar detaje për personat e përfshirë në grabitje dhe modifikimin e furgonit me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe ish-polici Mariglen Hoxha, i cili dyshohet se ka informuar autorët e vjedhjes për oraret e lëvizjes së parave. (Në foto, 3 të arrestuarit për grabitjen)
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill.
Bengasi doli të martën para gjykatës, ndërsa të mërkurën do të cakohet masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e medias, për shkak të sekretit hetimor.
Fillimisht për mbrojtjen e Bengasit u paraqit si avokat ish-prokurori Adriatik Cama, i shkarkuar pak muaj më parë nga vettingu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-del-para-gjykates-nje-prej-autoreve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz