RTV Ora - Dhjetë tregjet në vend nuk plotësojnë standardet e kërkuara

2019-05-28 0

#rtvora

Monitorimi në 10 tregjet e gjësë e gjallë në Shqipëri ka gjetur mungesa të theksuara të kushteve higjeno-sanitare, të matrikullimit, por edhe të zbatimit të sistemit Ruda. Ministria e Bujqësisë, e cila e bëri të ditur këtë fakt, tha se produktet ushqimore të sigurta për konsumatorët janë sfida kryesore e këtij dikasteri edhe në kuadër të përpjekjeve për rritjen e eksporteve me vendet BE-së. Përfaqësuesja e Ministrisë tha se produktet shqiptare do të dalin në tregun europian vetëm pas plotësimit të standardeve të kërkuara.

Ministria e Bujqësisë është angazhuar për garantimin e sigurisë ushqimore duke plotësuar edhe standardet që duhen arritur nga BE për eksportet.

Në një tryezë të përbashkët mbi sigurinë e produkteve që konsumojmë, përfaqësuesja e këtij dikasteri Luljeta Çuko tha se prodhimet shqiptare do të eksportohen në BE vetëm nëse kapim standardet e kërkuara.

Luljeta Çuko: Ka të bëjë me pasjen të të njëjtit legjislacion, të të njëjtit standard me atë të Bashkimit Europian, të njëjtin zbatim të këtij legjislacioni nga ana jonë. Kapitulli 12 i Bashkimit Europian që përfshin të gjithë zinxhirin ushqimor, sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve duhet të jetë i gjithi i transpozuar në legjislacionin shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhjete-tregjet-ne-vend-nuk-plotesojne-standardet-e-kerkuara

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange